Abdixhiku: Prishja me Amerikën, qëllim i treshes Thaçi-Veseli-Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se treshja, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, kanë qëllim prishjen e raporteve me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-të.

Si arsye për këtë, Abdixhiku tha se izolimi i vendit, çka do tu mundësonte atyre pushtet më të madh.

Ai tha se kosto politike e këtij shfuqizimi do të ketë një kosto të pakthyeshme, izolim edhe më të madh për vendin tonë.

Për të treguar nivelin e politikës, Abdixhiku e lidh edhe me mos-lëshimin e vizës nga ana e SHBA-së për kryeministrin.

Për kërkesën që Serbia të marr pjesë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ai tha se përgjigja e Haradinajt ishte adekuate, pasi që një përfshirje  e Serbisë, do të ishte precedan i dëmshëm për vendin.