Abdixhiku dhe Abbott flasin për Koronavirusin

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjtën priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Ambasadori Britanik, përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënryë të organizuar.