Abazi: PDK ka marrëveshje me Vetëvendosjen (Video)

Koalicioni qeverisës ka probleme me numrat. Sa deputetë dalin njërën anë e sa në anën tjetër.

Ka nga analistët që besojnë se ka një marrëveshje mes PDK’së dhe pjesës së shkëputur të VV’së që të jenë pjesë e qeverisë, kjo me qëllim parandalimin e koalicionit Vetëvendosje

Për këtë është i bindur Haki Abazi.

Madje, sipas tij, AKR-ja gjithnjë është përdorur si instrument nga brenda për shkak fuqisë financiare të familjes Pacolli dhe si e tillë do ta ketë rolin edhe më tutje.

Por, deputetet e koalicionit mohojnë gjëra të tilla.

Time Kadrijaj nga AAK, deklaron për Tribuna Channel thotë se nuk do të ketë riformatim brenda qeverisë, e as zgjedhje për një kohë të gjatë.

Kryetarja e komisionit për integrime evropiane, njëherësh deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, thotë se koalicioni qeverisës, pavarësisht qëndrimeve të kundërta që i ka sidomos për temën e demarkacionit është stabil.

Foli edhe për riformatim nëse do të ketë.

Partnerët brenda koalicionit aktual shumëherë kanë pasur qëndrime të kundërta.