Abazi: Ky është vendi ynë, kurrë nuk do të lodhemi si LVV duke punuar për të

Zëvendëskryministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Abazi deklaroi se ata si VV nuk do të lodhen kurrë së punuari.

“Ky është vendi ynë, kurrë nuk do të lodhemi si LVV duke punuar për të, kurrë nuk do të ndalemi së shërbyeri pa asnjë kusht drejt realizimit të qëllimit”.

“Faleminderit çdokujt, që përkrah e punon çdo ditë për të ndihmuar që ta kalojmë së bashku këtë sfidë me COVID-19”.

“E ngritja ka kuptim vetëm së bashku. Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë”, ka shkruar Abazi në Facebook.