AAK synon koalicion të gjerë, nesër takohen me Fatmir Limajn

Kryetari i AAK-së Ramush Hardinaj në një konferencë për media pas zyrtarizimit të koalicionit me PSD -në ka bërë me dije se nesër  do të takohet edhe me kryetarin e NISMA Fatmir Limaj.

“Nesër do të takohemi me kryetarin e Nisma fatmir Limaj, ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkangjitet” ka thënë Haradinaj për mediat por pa treguar orarin .

Gjatë ditës AAK-ja dhe PSD-ja zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor ./