AAK nuk sheh alternativë tjetër pos protestave

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se në bazë të kërkesave të 18 prillit po vërehet se nuk ka reflektim të qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e parashtruara nga AAK-ja.

“Në vlerësojmë që në Kosovë kemi kapje të shtetit e sidomos në institucionet të cilat duhet të jenë të pavarura”, tha Isufi në një konferencë për media, shkruan Gazeta Tribuna.

Ai shtoi se kërkesat janë të drejtpërdrejta të qytetarëve dhe me këtë konsiderojmë se xhepat e qytetarëve janë duke u zbrazur.

“Qytetari i Kosovës e paguan rrymën më shumë se çdo qytetar në rajon. Në vend kemi kapje të të gjitha institucioneve”, u shpreh Isufi.

Ai foli për Gjykatën Speciale, RTK-në dhe Trepçën.

“Një nga çështjet që e kemi theksuar është gjiganti Trepça i cili ende nuk ka status të qartë. Kjo qeveri po lejon edhe më tutje që ti shërbej politikave të qarqeve të pacaktuara”, nënvizoi nënkryetari i AAK-së.

Isufi theksoi se nuk kanë alternativë tjetër pos protestës, por nuk saktësoi ndonjë datë të caktuar./Gazeta Tribuna/