AAK: Nuk kemi ofertë për tu bërë pjesë e Qeverisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë ofertë për tu bërë pjesë e Qeverisë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna një burim i sigurt brenda AAK-së. “Nuk kem asnjë ofertë nga partitë qe janë në koalicion. Edhe sikur të kishim nuk do të pranonim. Sepse konsiderojmë se koalicioni po punon keq dhe ne nuk duam të bëhemi pjesë e së keqes”, ka thënë ky burim.
Një ditë më parë, gazetari Milaim Zeka në një shkrim në rrjetin social Facebook, duke e komentuar kafen në mes të kreut të Qeverisë, Isa Mustafa dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se AAK ka ofertë për tu bërë pjesë e qeverisë më qëllim të votimit të Gjykatës Speciale dhe uljes së ndikimit të Listës Serbe në koalicion./Gazeta Tribuna/