AAK mblidhet në skadim të ultimatumit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të shtunën do të dalë me një qëndrim, dy javë pas protestës gjithëpopullore që u mbajt në Prishtinë.

Kështu është paralajmëruar nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga ky subjekt politik.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dy javë më parë i pati dhënë ultimatum Qeverisë që t’i përmbush katër kërkesa: ta shkarkoj Hajredin Kuçin, ta largoi Enver Hasanin nga Gjykata Kushtetuese si dhe t’i shkarkoj anëtarët e bordeve të RTK-së dhe ZRrE-së. Mirëpo, asnjëra nga këto kërkesa nuk është realizuar. Ende nuk dihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të opozitës./Gazeta Tribuna/