A do të bëhet pjesë e qeverisë? Surroi: Jam në dispozicion për të ndihmuar aty ku nevojitet

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me subjektet të ndryshme që janë në pozitë dhe opozitë.

Surroi ka thënë se në Kosovë ambientimi social është i tillë që duhet të komunikosh me shumë njerëz por thotë se me disa e bënë komunikimin me gjithë qejf.

“Pozicionimi im prej kohësh është i pandryshuar. Aty ku jam i nevojshëm dhe mund të ndihmoj jam në dispozicion”.

Ai ka thënë se edhe në dhjetorin vitit të kaluar ai kishte një iniciativë me politikanë të ndryshëm për të unifikuar klasën politike për dialogun.

Thotë se edhe komunikimi me Kadri Veselin në këtë çështje është dukur i çuditshëm por sipas tij tashmë asgjë nuk është e çuditshme.