7 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë- Prishtinë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht te fshati Deberllukë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.