66 të prekur nga koronavirusi po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK: 4 në gjendje kritike për jetën

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 raste me koronavirus, 66 prej tyre në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

 

Klinika Infektive përmes një njoftimi për media konfirmon se 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot, me datë 30.06.2020, janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.

Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.