“350-400 persona do të punësohen nga investimi në zonën ekonomike”

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli gjatë emisionit Euro Tribuna ka diskutuar në lidhje me zonën ekonomike e cila do të ndërtohet në Shtime.

Sipas tij nga ky investim do të punësohen 350-400 persona.

” Nga ky investim do të punësohen shumë njerëz, e madje do të ketë edhe shumë përfitime tjera”… shtoi ai.

Madje ai tha se nuk mund të jetë një zonë ekonomike në një vend qorr, për këtë arsye sipas tij duhet të ketë qarkullim në atë vend, e kjo para se gjithash duhet  te jetë parasysh.

Ai mes tjerash shtoi se  se zona ekonomike duhet të menaxhohet nga Komuna, vetëm atëherë kur ajo zonë gjendet brenda komunës, raporton Gazeta Tribuna.