Ka filluar të mbahet provimi pranues për afatin e dytë në të gjitha Fakultetet e Universiteti të Prishtines “Hasan Prishtina”

Ka filluar të mbahet provimi pranues për afatin e dytë plotësues në të gjitha fakultetet e Universiteti të Prishtinës Hasan Prishtina.

Universiteti i Prishtines në vitin e parë të studimeve, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2019/2020 do të regjsitroj 3524 studentë, prej të cilëve 2895 studentë të rregullt dhe 629 me korrespodencë.

Shpallja e rezultateve preleminare e provimit pranues për fakultetet me nr.rendor 1-11 do të bëhet më së voni deri më 23.9.2019 në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e fakulteteve përkatëse, ndërsa për fakultetet me nr.rendor 12 dhe 13 më së voni deri më 24.9.2019 .