20 vjetori i hyrjes së NATO’s: Jahjaga nuk e konfirmon ardhjen e Clinton dhe Albright

Më 12 qershor shënohet përvjetori i 20-të i çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në vend. Me këtë rast, tre ish-presidentët e vendit dhe presidenti Hashim Thaçi do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë. Dy nga emrat e përfolur se do të vizitojnë Kosovën ishin dy ish-sekretaret e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton. Mirëpo ekipi që po merret me organizimin ka bërë të ditur se ende nuk dihet se kush do të ftohet të marrë pjesë

Qeveria e Republikës së Kosovës, më 26 mars 2019, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, si iniciativë e katër Presidentëve – Presidentit Thaçi, Presidentit Sejdiu dhe Presidentit Pacolli, të cilin e udhëheq Presidentja Atifete Jahjaga.  Kjo është faza fillestare e dërgimit të ftesave, dhe se deri më tani ende nuk ka asnjë konfirmim se kush do të marrë pjesë”, ka bërë të ditur Florent Rrahmani, Anëtar i Ekipit Zbatues.

Organizimi ndërkaq i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo do të merret me dërgimin e ftesave për këto personalitete.

Më 12 qershor Kosova shënon 20-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Kjo datë shënohet edhe zyrtarisht si hyrja dhe marrja nën kontroll e territorit të Kosovës nga forcat e NATO-s