20 vjet me Policinë e Kosovës

Ka përfunduar aktiviteti “20 vjet me Policinë e Kosovës”, i organizuar nga OJQ “CULTURAT”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ky aktivitet është zhvilluar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

“20 vjet me Policinë e Kosovës” është realizuar në punëtori disa ditore, ku pjesëmarrës kanë qenë nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Gjithashtu në aktivitetin “20 vjet me Policinë e Kosovës” të ftuar kanë qenë fëmijët nga SOS FSHATRAT E FËMIJËVE TË KOSOVËS, si dhe fëmijë nga Down Syndrome Kosova.

Gjatë punëtorisë është realizuar mozaiku me logon e Policisë së Kosovës, ku edhe në fund të realizimit mozaiku është vendosur në objektet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Pastaj, realizimi i flamurit të Policisë së Kosovës me dimensione 9mX3m, ku edhe është shfaqur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shoqëruar nga pjesëtarë të njësive të ndryshme me anë të të cilëve është realizuar numri 20.

Nxënësit pjesëmarrës kanë realizuar gjashtë vepra arti, me motive nga Policia e Kosovës. Dhe, në fund të aktivitetit fëmijët kanë mbjellë rreth 200 lule duke krijuar numrin 20-simbolikë e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë janë realizuar edhe aktivitete të tjera të cilat AktivPress i sjell përmes videos së plotë të përgatitur nga Policia: