20 profesorë të Mjekësisë mbesin pa paga në UP

Mbi njëzet profesorë të Fakultetit të Mjekësisë (FM), që njëkohësisht janë edhe drejtorë të klinikave në QKUK, kanë mbetur pa pagat e Rektoratit të UP-së.

Kjo po ndodh për shkak se Rektorati ka nxjerrë një vendim që ua pamundëson atyre të marrin pagë të plotë nga Fakulteti derisa janë drejtorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Zëri.

Profesorët janë ankuar në këtë vendim, duke kërkuar pagesën e plotë, pasi ata thonë se pagën në QKUK e kanë dytësore.

Por, Rektorati nuk ka marrë parasysh këtë vendim, pasi, sipas zyrtarëve të UP-së, është jologjike që një udhëheqës i një institucioni të ketë pagë sekondare.