20 për qind e veturave në Kosovë janë të pasiguruara (VIDEO)

Veturat e pasiguruara dhe mos anëtarësimi i Kosovës në OKB pamundësojnë pajisjen me Karton të Gjelbër.

Kështu u tha në takimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa me akterët relevantë për çështjen e Kartonit të Gjelbër, ku u vu në pah nevoja për të gjetur një zgjidhje alternative në mënyrë që diaspora të mos paguajë policën për të hyrë në Kosovë.

Sipas tij, për të zgjidhur këtë çështje, duhet që softueri që ka Byroja Kosovare e Sigurimeve, ku shihen të gjitha policat dhe automjetet e siguruara, të lidhet me softuerët e MPB dhe policisë, ku do të ndërrohej udhëzimi që përcakton dënimin që duhet të paguhet në rast të vonimit të regjistrimit të automjeteve.

Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave, ka evidentuar si problem tjetër qarkullimin e tri llojeve të targave në Kosovë si problem tjetër, i cili ka bërë që Kosova ende të mos ketë Kartonin e Gjelbër.

Për këtë, ai tha se Kosova duhet të nënshkruajë Traktatin e Vjenës mbi transportin rrugor.

 

Mirëpo me këtë nuk u pajtua guvernatori Fehmi Mehmeti, i cili tha se nuk i sheh këto si çështje problematike, pasi sipas tij, çështja e targave është finalizuar, derisa shtoi se në vendet e BE-së qarkullojnë 10 lloje targash.

Edhe Blerim Pushkolli, kryetar i Byrosë së Sigurimeve, tha se problemi kryesor qëndron te mos anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Alternativë tjetër për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër, e propozuar nga ky takim ishte edhe mbulimi nga ndonjë shtet tjetër.

 

VIDEO: