“Shyqyr që nuk kam armë se ta kisha vra burrin qaq shumë që na ka torturu” (VIDEO)

“Shyqyr që nuk kam armë se ta kisha vra burrin, qaq shumë që na ka torturu,” janë fjalët e Teuta Hadri ndaj një gruaje, por nuk pranon të përmend emra.

Ky është mllefi që i ka shprehur asaj gruaje, për torturat që Hadri ka marrë gjatë rezistencës gjatë dhe pas vitit 1981.

“Ligji lustracionit duhet të shkojë përpara.”

Pavarësisht kësaj bindjeje, në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin në TribunaChannel, ajo thotë se pas çlirimit kishte mbetur e pa përkrahur.

“Partia më tha heshtë. Leje këtë punë. E pashë që po ndërron. Nuk po dojmë hakmarrje. Mbeta në Parlament e papërkrahur për një figurë që kishte dënu fëmijë të moshës 16 vjeçe. Ata njerëz u futën edhe në Kuvendin e Kosovës .”

Në qeverinë e përkohshme ajo ishte  zëvendësministre e shëndetësisë, dhe deputete në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës./GazetaTribuna/