“Shota” e vitit 1981 e lagur nga torturat (VIDEO)

Teuta Hadri, një prej të revoltuarave të vitit 1981 kundër pushtetit të atëhershëm “Jugosllavë” thotë se ishte largur nga torturat që i janë bërë pas pjesëmarrjes së saj në organizimin dhe pjesëmarrjen në protestat gjithëpopullore.

“Kanë qenë momente të vështira. Tortura të kohës. Nuk kanë kursyer edhe si vajza,” rrëfen e emocionuar “Shota”, pseudonim i Teuta Hadri asokohe.

Thotë se kaluan atë test “të poshtër të hetuesisë”, dhe ishte dërguar në burgun e Mitrovicës, dhe ishte dita e tretë e torturave.

“Më gjuajtën në një birucë. As familja nuk dinte për torturat që mu bënë.”

Më pas në burg ju dha pseudonimi “Pikaloshe” nga gratë tjera të burgosura politike./GazetaTribuna/