19 vjetori i rënies së Malush Ahmetit (Video)

Janë ngritur në këmbë kur po intonohej himni kombëtar në nderim të komandantit Malush Ahmeti.

Të njëjtën gjë e bëjnë edhe kur intonohet himni shtetëror i Kosovës.

Kështu nisi ceremonia përkujtimore në nderim të 19 vjetorit të rënies heroike të Malush Ahmetit.

Për eprorin e UÇK-së i cili u nderua me urdhrin “Hero i Kosovës” nga Presidenti Hashim Thaçit, fjalë të mëdha ka kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

Dëshmorit Malush Ahmeti, në 19 vjetorin e rënies i ndava urdhrin “Hero i Kosovës”. Malushi ishte i vendosur, i guximshëm dhe i kompletuar si luftëtar i lirisë. Do ta kujtojmë gjithmonë si njëri të sinqertë, me integritet të lartë dhe të palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi. HTH

Jashari thekson se sot duhet bërë një luftë ndryshe nga ajo për të cilën u flijuan dëshmorët.

Fjalët e mëdha për Malush Ahmetin nuk i mungojnë as kryetarit të Veteranëve, Hysni Gucati.

E për Sami Oruçin ushtar i eprorit Ahmeti, ai ishte një shembull i jashtëzakonshëm për ta.

Familjarët tregojnë se Malush Ahmeti nuk u ndal asnjëherë së luftuari për vendin e tij.

Malush Ademi ra heroikisht duke mbrojtur fshatin e tij më 15 Maj të vitit 1999. Ai ishte edhe luftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: