​Nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve në Artanë

Trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi janë nxjerrë mbrëmë pasmesnate nga Miniera e Artanës.

Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.

Prandaj, është dashur një operacion prej 14 orësh ku kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

Trupat e pajetë të dy minatorëve tashmë janë dërguar për obduksion.