​Një pjesëtar i FSK-së arrestohet për keqpërdorim seksual ndaj një miture 15 vjeçare

Edhe një keqpërdorim seksual ka ndodhur ndaj një të miture, e cila për shkak të lëndimeve që i janë shkaktuar, është duke u trajtuar në Spitalin Regjional në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 17:30 minuta, është ndaluar i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan,