​Kryetari i Klinës testohet për koronavirus pasi kishte simptoma, publikohet rezultati

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nga dita e djeshme ka pasur probleme shëndetësore.

Pasi simptomat ishin të njëjta me COVID-19, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe IKSHPK-së, kryetari Elezaj ka kryer testin në Klinikën Infektive në QKUK, ku edhe ka dalur negativ.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore. Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar.

Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ.

Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet.

Situata me Covid-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes.

Shpreh falenderim ndaj të gjithë miqve e qytetarëve që më kanë shkruar e thirrur.