​Braathu vlerëson punën e Qeverisë në menaxhimin e pandemisë COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.

Ata diskutuan për format e bashkëpunimit në kuadër të misionit të OSBE-së.

Gjatë takimit, u fol gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Ambasadori, Braathu, shprehu vlerësimin e tij për punën e Qeverisë në menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.