​BE: Kosova e Serbia të dakordohen për një zgjidhje që të mos ketë rrezik konflikti

Bashkimi Evropian trajton gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të privilegjuar, e ardhmja e rajonit është në BE dhe është e rëndësishme që mesazhi të përcillet siç duhet, tha sot komisionari evropian për Zgjerim Olivér Várhelyi në Komisionin e Përbashkët të Politikave (AFET) të Parlamentit Evropian.

Në takimin e kryesuar nga kryetari i AFET David McAllister, Varheji prezantoi rezultatin e samitit të djeshëm virtual BE-Ballkan Perëndimor, ku mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Covid-19.

Komisionari informoi AFET për deklaratën e Zagrebit dhe ndihmën financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër epidemisë dhe pasojave të saj.

Sipas tij, që BE dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë, konfirmohet edhe nga fakti se vendet e rajonit janë përjashtuar nga ndalimet për eksportin e pajisjeve mjekësore, kufizimet e transportit, etj.

Olivér Várhelyi tha gjithashtu se rimëkëmbja e Ballkanit Perëndimor nga kriza e tanishme është e mundur vetëm me zbatimin e reformave, respektimin e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit.

Ai theksoi se është e rëndësishme që Parlamenti Evropian dhe AFET të mbështesin partnerët nga Ballkani Perëndimor.

I pyetur nga Koordinatori i AFET i Grupit Socialist dhe Demokratëve (SD) dhe Raportuesi i Zgjerimit në Ballkanin Perëndimor Tonin Picula pse fjalët “anëtarësim dhe zgjerim” nuk përmenden në deklaratën e Zagrebit, Olivér Várhelyi tha se dokumenti ofronte qartë një perspektivë evropiane dhe se deklarata e Zagrebit konfirmoi atë nga Selaniku.

Picula gjithashtu pyeti nëse do të kishte ndonjë “kriter demokratik”, “kontroll demokratik” apo kushte për fondet nga paketa në paketën e re ekonomike.

“Paketa do të jetë ekonomike, por procesi i pranimit në BE vazhdon paralelisht, që do të thotë se sundimi i ligjit dhe demokracia janë çështje kryesore që mund të ndalojnë procesin e pranimit,” tha Várhelyi.

Kur u pyet nga disa eurodeputetë për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve për të cilat disa po flasin, komisionari Várhelyi theksoi se “qëndrimi i BE-së është i qartë që të dy vendet të bien dakord për një zgjidhje në mënyrë që të mos ketë rrezik konflikti”.

Várhelyi tha gjithashtu se raportet mbi përparimin e vendeve në rajon në rrugën për në BE do të publikohen në qershor.