​A po vjen vera javën e ardhshme?

Sipas parashikimeve të fundit, gjatë javës së ardhshme po shfaqen tendenca për një valë të nxehtit që do të depërtojë mbi rajonin tonë dhe pritet të rrisë temperaturat edhe mbi 30C.

Në dy parashikimet e fundit gjatë njëzetekatër orëve, po shfaqen tendenca për një valë të nxehtit gjatë javës së ardhshme, më saktësisht në fillim të javës. Sipas këtyre parashikimeve masa më të nxehta ajrore nga brendësia e kontinentit afrikan pritet të depërtojnë në fillim të javës së ardhshme mbi rajonin tonë duke sjellur mot tipik veror me temperatura maksimale që ka gjasa të kalojnë edhe mbi 30C, ditën e martë ose të mërkurë. Gjithnjë sipas këtyre parashikimeve gjatë kësaj periudhe do të mbajë edhe mot i kthjellët dhe me diell. Edhe sipas parashikimeve të modelit europian shfaqet kjo tendencë për mot të nxehtë, por që në këtë model temperaturat mbi 30C, parashikohen në pjesën e dytë të javës së ardhshme.

Por, si gjithmonë, ky është një parashikim afatmesëm, dhe besueshmëria e tyre ende nuk është e lartë, dhe ditëve në vijim do të ju informojmë me zhvillimin e këtij parashikimi, si dhe deri në sa gradë celzius do të ngritet temperatura maksimale këtyre ditëve.