​ Miftaraj – Zemajt: Me cilin ligj do të veprosh kur nuk e ke të miratuar

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar pas paralajmërimit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj paralajmërimeve të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj se do të veprojnë me forcën e ligjit kundër të gjithë qytetarëve që nuk respektojnë masat antiCOVID-19, në kohën kur vendi ynë po përballet me një shtim të madh të rasteve të reja me koronavirus.

 

“Mirë shumë, vetëm të kishe pas ligjin e miratuar, e që nuk e ke. Kur nuk e ke, duhet ri-formuluar fjalinë, do të veprojmë me forcën e lutjes, komunikatës dhe vullnetit të qytetarëve se sa donë ta ruajnë veten, shëndetin e të tjerëve,” ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Në 24 orët e kaluara në vendin tonë janë konfirmuar edhe 122 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se rritja e numrit të rasteve me koronavirus po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive dhe se mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në kthimin e izolimit total.