Kurti emëron dy zëvendësministra të rinj

Taulant Kryeziu dhe Imri Demelezi janë dy zëvendësministrat e ri në Qeverinë e Kosovës, që janë emëruar sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Taulant Kryeziu, me vendim të Kurtit është emëruar zëvendës-ministër në Ministrinë e Intergrimit Evropian, kurse Imri Demelezi në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Pas marrjes së këtij vendimi, Kryeziu ka thënë se është i lumtur që në detyrën e re i bashkohet ekipit të jashtëzakonshëm në Ministrisë së Integrimeve Evropiane të udhëhequr nga Blerim Reka.

“Jam i vetëdijshëm se suksesi jonë varet nga shumë miq, kolegë dhe partnerë. Agjenda Evropiane është agjendë më unifikuese e shoqërisë tonë. 90% e qytetarëve të Republikës së Kosovës mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë. Suksesi im do varet nga puna ekipore e gjithë kabinetit qeveritar. Unë do jem çdo herë në përkrahje të secilit ministër për të siguruar zbatimin e MSA-së në çdo fushë të qeverisjes”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka thënë se në këtë drejtim, do të sigurohet që çdo aspekt i procesit integrues të këtë në epiqendër partneritetin me shoqërinë civile dhe media.

“Në fund, por me shumë rëndësi, dua të falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vota e lirë e qytetarëve është mjet më sublim i avancimit të shoqërive demokratike. Nuk mund të shpreh mjaftueshëm vlerësimin tim për nderin që më keni bërë. Tani është radhe ime të ju nderoj”, shkruan ndër të tjera Kryeziu.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Republika e Kosovës është në udhëkryqin më të rëndësishëm të saj në historinë moderne. Forcat e vërteta civile dhe demokratike për herë të parë kanë fituar mazhorancen. E kemi mundësinë e artë të udhëheqim vendin nga errësira e së kaluarës që po lëmë mbrapa nesh, drejt së ardhmes të ndritur të prirë nga të rinjtë e Kosovës.

Asnjëherë nuk kam pasur dyshimin se Kryeministri Kurti është i vetmi lider i cili ka dijen, karakterin dhe guximin për të udhëhequr popullin e Kosovës drejt së ardhmes prosperuese Evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, sot me ndjenjë të madhe të përgjegjësisë kam pranuar detyrën e Zëvendës Ministrit të Integrimit Evropian. Jam i lumtur që në detyrën e re i bashkohem ekipit të jashtëzakonshëm në MIE të udhëhequr nga profesori Blerim Reka.

Jam i vetëdijshëm se suksesi jonë varet nga shumë miq, kolegë dhe partnerë. Agjenda Evropiane është agjendë më unifikuese e shoqërisë tonë. 90% e qytetarëve të Republikës së Kosovës mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë. Suksesi im do varet nga puna ekipore e gjithë kabinetit qeveritar. Unë do jem çdo herë në përkrahje të secilit ministër për të siguruar zbatimin e MSA-së në çdo fushë të qeverisjes.

Besimi i 90% qytetarëve shkon përtej një partie politike apo qeverie. Procesi i integrimit Evropian kërkon përkrahje konsensuale të gjithë spektrit politik. Në këtë drejtim, deputetet e Kuvendit të Kosovës do të më kenë partnerë të besueshëm për të siguruar avancimin e konsensusit politik në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë dy viteve të fundit kam pasur privilegjin të shoh nga dora e parë rëndësinë e shoqërisë civile dhe medias në avancimin e agjendës Evropiane të Kosovës. Ju jeni ura lidhëse në mes qeverisë dhe qytetarit. Në këtë drejtim, do sigurohem që çdo aspekt i procesit integrues të këtë në epiqendër partneritetin me shoqërinë civile dhe media.

Në fund, por me shumë rëndësi, dua të falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vota e lirë e qytetarëve është mjet më sublim i avancimit të shoqërive demokratike. Nuk mund të shpreh mjaftueshëm vlerësimin tim për nderin që më keni bërë. Tani është radhe ime të ju nderoj.