Zyrtare: Themelohet teatri i Preshevës

Iniciativa për themelimin e teatrit të Preshevës ishte një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e parë të organit të përkohshëm në komunën e Preshevës.

Këtë njoftim e bënë vet aktorët Preshevarë në profilet e tyre në facebook të cilët shkruan:

Ditë historike për Preshevën.Për herë të parë themelohet teatri profesionist.

Deri sa po mbanim provat e komedisë “Maratonistët” nën regji të Kastriot Saqipit morëm lajmin më të mirë që ekziston që Presheva po bëhet me teater, vend ku na takon të jemi .

Lirisht mund të them se kjo është dita më veçantë për gjithë qytatarët e Preshevës e në veçanti për aktorët.

Tani edhe ne komuniteti Artistik më në fund do ta kemi shtëpinë tonë të shumë pritur “TEATËR” Urimee dhe ta gëzojm së bashku…, shkruajnë aktorër Preshevarë.