Zija Çela: Dyzet vjet më parë, Dritëroi më mori me vete në Kosovë

Shkrimtari Zija Çela ka ndarë me ndjekësit e tij një përvojë të paharruar kur kishte shkuar në Prishtinë, dyzet vjet më parë. Ai kujton Agollin dhe Rugovën, sikurse që përmend faktin se përgjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Lidhjes së Shkrimtarëve të Tiranës dhe asaj të Prishtinës, ishte ndalë rryma, dhe kjo ceremoni e nënshkrimit ishte realizuar nën dritën e kandilit.

Më poshtë e keni shkrimin origjinal të Çelës.

Dyzet vjet ma pare, ne vitin 1979 kisha botuar romanin “Nje vere pa lamtumire”. E ku ta dija une se do te kisha edhe “nje dimer pa lamtumire”?! Driteroi me mori me vete ne Kosove, ne perberje te delegacionit, ku do te nenshkruhej marreveshja mes Lidhjes se Shkrimtareve nga ana e Tiranes dhe Shoqates se Shkrimtareve nga ana e Prishtines. Agolli dhe Ibrahim Rugova me kandil nenshkruan sepse, cuditerisht, ne ate zyre te vogel ku u ndodhem, u ndal rryma elektrike.
Me duket se te nesermen mbrema ndoqem ne teater Sofren e Poezise, me vargje te Nolit. Ne salle binte ne sy nje grup maturantesh. Pikerisht keta te rinj e te reja, mbasi mbaroi shfaqja, me kerkuan te bashkohesha me ata. Mirepo aso kohe, kur dilje pertej kufijve, nuk lejohej qe asnje anetar i delegacionit te shkeputej nga grupi. Ia tregova Driteroit kerkesen e maturanteve dhe ai, pa nje pa dy, tha: “Shko, Zija.”
Ajo nate e 3 nentorit ne Prishtine me ka mbetur e paharrueshme. Nata kur beme gjithashtu aq fotografi, sa nuk po na dilnin dinaret e mbledhur se bashku per t’i paguar. Por fotot, ashtu si nje kujtim ne vargje, sidoqofte do te arrinin tek une. (Te dielen pres Halim Brecen me te tjere, per ta perkujtuar ne Tirane ngjarjen e atehershme.)
Prej atij udhetimi shkruajta e botova tregimin “Mermeri qe pikon”. Jane aty stalaktiti dhe stalakmiti prej mermeri te Shpelles se Gadimes, te njohur ndryshe si Romeo e Xhuljeta. Prej nje force te pandalshme terheqese, ata jane nisur ne drejtim te njeri-tjetrit per t’u takuar. Dhe tregimi, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, ka perfundimin se shpirtrat qe duhen nje dite behen bashke