“Zaza”, ku luan Ermonela Jaho, është nominuar në Awards 2017

Shfaqja operistike “Zaza”, ku luan Ermonela Jaho është nominuar në kategorinë për regjistrimin më të mirë të një opere komplete në International Opera Awards 2017, në mesin e gjashtë shfaqjeve të tjera operistike,

Fituesit e kësaj gare nëpër kategori të ndryshme do të bëhen të ditur më 7 maj të këtij viti në Colesiumin e Londrës. Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor të Zazas, kurse pas prezantimit të kësaj shfaqje, mediet ndërkombëtare e kanë vlerësuar në pikën më të lartë sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Kompaktdisku me operën e Leoncavallo-s është përgatitur nga Robert Hugill më 13 prill 2016, shkruan KultPlus./ GazetaTribuna