Vjollca Kuqi promovon librin “Rituali i Vetëkërkimit”

Ka kaluar mbi gjysmë shekulli që kur në qytetin e Gjakovës, që kulturën e ka sinonimin më të përshtatshëm, organizohet Mitingu i Poezisë.

Vjollca Kuqi, një nga krijueset që ka zgjedhur të promovojë librin e saj “Rituali i Vetëkërkimit”, tha se nga perspektiva e saj si aktiviste, civile, humaniste e artdashëse, se mitingu është festa poetike e gjakovarëve të cilët artin e kanë gjuhë komunikimi.

13275083_10153489297781689_1021400050_o

Ajo thotë se pikërisht për këtë arsye ajo ka vendosur t’ia falë librin e saj poetik qytetit të saj.

“Ky është libri im i dytë me radhë që botohet në muajin e festës së poezisë. Poezia ime komunikon me gjendjen sociale, me natyrën, mediton me shpresën, dhimbjen dhe perspektivën etj”, tha ajo për KosovaLive.

“Këtë libër ia dhuroj qytetim tim dhe të tjerëve, me idenë e lirisë së vetëshprehjes. Poezinë e përdorë si mjer të shpirtit. Ajo iu jep fjalëve kuptim dhe është burim i revoltave sociale dhe mirëkuptimit ndër njerëz”, shtoi Vjollca.