Viti i dramës shqipe në Teatrin Kombëtar (Video)

Ndonëse një muaj me vonesë, menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka prezantuar projektet teatrore,  të cilat do të jenë në repertor të këtij viti.

E ky vit për këtë institucion mund të quhet vit i dramës shqipe, ngase katër nga pesë projektet do t’i takojnë dramaturgjisë shqiptare, ndërsa një asaj botërore. Këtë trend, sipas drejtorit Agim Sopi ky teatër do ta vazhdojë edhe në vitet e tjera.

Sipas Sopit, repertorit të këtij viti mund t’i shtohet edhe shfaqja “Erveheja” me regji të Muharrem Qenës, kjo me rastin e 50-vjetorit të dramës së parë moderne shqiptare.

Kryetari i bordit të Teatrit Kombëtar, Jeton Neziraj, tha se edhe në vitin e kaluar drama shqipe ka qenë në fokus të këtij institucioni.

Kronika nga Tribuna Channel.