UFO-t rikthehen në Gjilan

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, proces që po zvarritet për disa vjet për vendin e vetëm të Ballkanit Perëndimor, mbetet aktualitet për secilin.

Vizat janë temë e argëtimit në Teatrin e Gjilanit sonte, por të sjella në një mënyrë ndryshe nga autori i shfaqjes komendi “UFO-t” Bashkim Hoxha dhe në regji të Erson Zymberi.

Aktorët: Kushtrim Qerimi, Mejreme Berisha, Ernest Zymberi, Safete Mustafa, Tringa Hasani, Njomëza Kalaveshi,  Muharrem Sylejmani dhe Bashkim Nexhipi ju presin përsëri prej orës 19:00.

Ata do të ju prezantojnë diçka që gjendet a që ndodh jashtë rruzullit tokësor, që është ose “që zhvillohet jashtë Tokës. I huaj. Jo i tokës. Që nuk i takon tokës. I jashtëm. Udhëtime jashtëtokësore. Krijesa jashtëtokësore. Bota jashtëtokësore.”

Do të ju mbajë entuziazmin edhe “Zyra e vizave”.

Shfaqja ishte shpërblyer me dy çmimet kryesore të Festivalit të Dramës Kombëtare në Gjilan në edicionin e vitit të kaluar si “Shfaqja me e mire” e festivalit dhe me çmimin tjetër “Aktorja më e mirë” e festivalit.

Kjo shfaqje i ka munguar publikut që nga 27 shkurti i këtij viti, kur personeli i Teatrit kishte pezulluar aktivitetin në shenjë revolte të përkrahjes jo të mjaftueshme financiare nga ana e Komunës dhe Ministrisë së Kulturës./Gazeta Tribuna/