Udhëtimi magjik me kryeveprat e Da Vinçit

I vëllimshmi “Leonardo: Veprat – Ekspozitë në ekran” hedh një hap tutje nga praktika normale e qëmtimit të hapësirave të caktuara të galerisë duke mbledhur një ekspozitë virtuale të pikturave të Leonardo da Vincit në një mënyrë që asnjë galeri arti – madje as ajo në Louvre – nuk mund ta bëjë.

Rezultati është pa dyshim mbresëlënës: një stacion ndalese në një udhëtim përmes kryeveprash që të çojnë nga një vend i Leonardos në tjetrin. Galeria Kombëtare në Londër shfaq “Virgin of the Rocks”, “Annunciation” nga Uffizi në Firencë, “Benois Madonna” nga Hermitage në Shën Petersburg, “Lady With an Ermine” në Muzeun Kombëtar në Krakow (një prekje e këndshme: kuratorët lokalë shpërthejnë në mënyrë lirike mbi Leonardon e tyre). Natyrisht, shikimi i një pikture përmes thjerrëzave dokumentare nuk është kurrë i njëjti, por efekti në rritje kur sheh kryevepra njërën pas tjetrës në ekran është i mahnitshëm.

Formalisht, Leonardo: veprat i përshtaten stilit të zakonshëm të krijuesve – komente të ngurta, të gjata e autoritare nga kuratorët dhe historianët e artit, citate kyç nga dokumente autentike të lexuara me një zë shpërthyes. Qëllimi është qartësia maksimale dhe kjo ecën për bukuri, edhe nëse pesë minuta e ca merr secila pikturë duken të shkurtra.

Pastaj, merret me mend, është çështja e Salvator Mundit. Me kujdes që të mos marrë shënime kundërthënëse, piktura është vendosur pa komente në listën e thirrjes së veprave – asnjë dromcë nuk jepet për pushtetin financiar që luan kallauzin në atribuimin zyrtar për Leonardon më 2011, apo shndërrimi rrënjësor në pamjen e saj pas shitjes më 2005 “pas Leonardos”. Nuk ka dyshim se kjo duhet të pritet; filmbërësit nuk këqyrin të përmbysin varkën dhe incizimi i tyre është bërë para se piktura të zhdukej nga publiku, vendndodhja e saj është hëpërhë e panjohur.

Por është lakesa e vogël, edhe nëse pa dashje thekson ballafaqimin e pareshtur mes parasë dhe artit që mbështjell alamet ekspozitën e ekosistemit. Siç shpalos galeria e filmit, kjo është goxha monumentale/The Guardian”.