U dha premiera e dramës ”Nana dhe fëmija” (Video)

Drama “Nana dhe fëmija” e dramaturgut norvegjez Jon Fosse është përkthyer dhe është vënë në skenë të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga regjisori Bekim Lumi, e cila vije për herë të parë në gjuhën shqipe.

Një dramë e thjeshtë në dukje, që trajton një histori të zakonshme familjare, por që ngërthen në vete një metaforë të fuqishme mbi fatet njerëzore. I cili tekst për regjisorin Lumi, ka qenë gjithnjë ndër më të pëlqyerit, dhe një nga favoritët për ta inskenuar në një skenë e që me bartjen e roleve nga aktorët që ka përzgjedhur regjisori pret të përcjellë emocion dhe një mesazh të fortë tek publiku.