Trupa e teatrit “Osman R. Gashi” morën ftesë për Festivalin “Albamono”

Trupa e teatrit “Osman R.Gashi” Klinë, mori ftesë nga Festivali Ndërkombëtar i monodramës “Albamono” Korçë – Edicioni i 16-të. Trupa e teatrit “Osman R.Gashi” do të marrë pjesë me monodramën “Pak gjumë, o njerëz” me Autor: Odise Plaku, Dramatizim: Vlora Gashi, Aktor: Lavdim Dushi dhe Regjisor: Alban Gashi. Në Festivalin Ndërkombëtar te monodramës “Albamono” Korçë marrin pjesë shfaqje nga Franca, Polonia, Izraeli, Ukraina, Rusia, Greqia, Shqiperia, Egjipti, Mali i Zi dhe nga Kosova. #GazetaTribuna