“Tri dritare dhe një varje” shpërblehet me tri çmime në Festivalin e Filmit Cyprus Film Days

Filmi kosovar i metrazhit të gjatë “Tri dritare dhe një varje”, me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Isa Qosës është shpërblyer me tri çmime në Festivalin e Filmit Cyprus Film Days.

Filmi kosovarë ka fituar çmimi për filmin më të mirë, çmimi për aktoren më të mirë, që i është ndarë Irena Cahanit dhe çmimi nga juria e të rinjve.

Ndërkohë, mësohet se regjisori Qosja ishte prezent në këtë festival dhe se filmi ka lënë përshtypje të mirë te njohësit e filmit dhe te audienca.

Filmi bën fjalë për gjendjen e grave të dhunuara nga serbet në luftën e fundit në Kosovë, dhe trajtimi i tyre nga shoqëria, në momentin kur duan të bëhen të zëshme për përjetimet e tyre. Më rolet e tyre në këtë film përpos Irena Cahanit kanë luajtur edhe Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi.