“Tradita” e shënoi 80 vjetorin e lindjes të shkrimtarit Ismail Kadare

Të flasësh për Kadarenë, sigurisht ndjehesh jo në lartësinë e duhur për të shprehur mendimin për veprën e jashtëzakonshme që ka krijuar ai, por ndjehesh kryelartë dhe krenar që jeton në shekullin e tij, ёshtё thёnё mes tё tjerash nё kёtё shёnim, ku morën pjesё adhurues tё shumtё tё letёrsisё

Shoqata për Kulturë dhe Art ,,Tradita” nga Tetova, mbrëmjen e 28 janarit, me një orë letrare e shënoi tetëdhjetë vjetorin e lindjes së gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, raporton KultPlus.

Në këtë manifestim letrar morën pjesë intelektualë nga qyteti i Tetovës, profesorë dhe studentë nga Universiteti i Tetovës, përfaqësues të Sektorit për Kulturë nga Komuna e Tetovës,  përfaqësues të shoqatave, shkrimtarë, poetë dhe mysafirë të tjerë. /GazetTribuna