Thënie për jetën e dashurinë nga legjenda e muzikës, Johnny Cash

Johnny Cash ka qenë një aktor, kitarist, kompozitor, këngëtar dhe autor.

Ai konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj, i cili ka një rekord shitjes prej 90 milionëve përgjatë globit.

Këngët e tij kanë qenë jehonë e një të kaluare problematike, fatkeqësive, i ka kënduar dashurisë, lëndimit, etj.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të mira të këtij artisti, të cilat me të vërtetë se do t’ju inspirojnë.

– “Të gjithë jetën do të ballafaqoheni me zgjedhje. Ju ose duhet të zgjedhni të dashuroni ose të urreni… Unë zgjedh dashurinë”

– “Ju ndërtoheni nga  dështimi. Dështimi është shkalla juaj. Mbylljani derën së kaluarës. Mos provoni t’i harroni gabimet, por mësoni nga to. Mos i lini t’jua marrin energjinë, ose kohën, ose çfarëdo hapësire”

– “Është mirë ta dini se kush ju urren dhe është mirë të urreheni nga njerëzit e duhur”

– “Nëse nuk do të tregoni se si dhe çfarë ndjeni, më mirë të mos flisni fare”

– “Aq më shumë që mësoj aq më shumë emocionohe

– “Këtë mëngjes, me të, duke pirë kafe. – Përgjigja e Johnny Cash kur ishte pyetur si e imagjinonte parajsën”

– “Kam zbuluar se asnjëherë nuk ka shumë kufizime, nëse veproj si dua unë”

– “Kur Zoti më kishte falur mua, e kam kuptuar se duhet ta fal edhe unë vetën”.