Teatri Kombëtar hap audicion për “Fermën e kafshëve”

Teatri Kombëtar i Kosovës ka hapur audicion për të gjitha rolet në shfaqjen “Ferma e kafshëve” nga George Orwell.

“Teatri Kombëtar i Kosovës hap audicion për shfaqjen ‘Ferma e kafshëve’ nga George Orwell, në regji të Ilir Bokshit dhe me kompozitor Trimor Dhomin”, thuhet në thirrjen e TKK-së.

Audicioni zgjat dy ditë.

“Të gjithë pjesëmarrësit, në ditën e parë të audicionit, do të testohen për anën ritmike dhe melodike vokale kurse ditën e dytë, për ndarjen e roleve. Pjesëmarrësit preferohet të prezantojnë dy këngë: një këngë të vjetër qytetare shqipe dhe një këngë të një zhanri tjetër, qoftë në gjuhën shqipe qoftë në gjuhë të huaj”, thuhet më tej në njoftim.

Audicioni mbahet me datën 26 dhe 27 prill 2015 nga ora 10 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.