Të tjerë artistë evropianë me ligjerata në GKK

Galeria Kombëtare e Kosovës në kuadër të ‘Programit Publik’ që filloi në muajin janar 2015 dhe që përbëhet nga ligjërata të kuratorëve, artistëve, dhe drejtueseve të galerive dhe shkollave relevante të artit nëpër Evropë do të prezantojë në muajin prill tre ligjërata nga pesë akterë të rëndësishëm të artit dhe kulturës, siç janë artisti dhe kompozitori Ari Benjamin Meyers, drejtori artistik i documenta 14 Adam Szymczyk, kuratori dhe përfaqësuesi i ekipit të documenta 14 për edicionin e vitit 2017 Pierre Bal-Blanc, drejtori i Van Abbemuseum Charles Esche dhe kuratorja dhe themeluesja e Qendrës Izraelite për Art Digjital në Holon, Galit Eilat.

Ari Benjamin Meyers do të ketë ligjëratë të enjten më 16 prill, Adam Szymczyk dhe Pierre Bal-Blank të premten me 24 prill dhe Charles Esche dhe Galit Eilat të shtunën me 25 prill 2015, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Së bashku me tre ligjëratat e muajit prill, GKK në kuadër të programit publik organizoi nga muaji janar 2015 gjithsej 11 ligjërata.