Të premten përkujtohet Vath Koreshi

Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës më 1964.

Për të kujtuar shkrimtarin, skenaristin dhe Presidentin e Nderit të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, kjo e fundit me datë 5 shkurt po organizon një takim me miqtë e të ndjerit Vath Koreshi.
Në ambientet e Akademisë, me fillim nga ora 11:00 do të përkujtohet shkrimtari i shquar shqiptar, i lindur në Lushnjë në vitin 1936.

Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës më 1964. Ai ka shkruar mjaft libra si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Kuvendit Shqiptar, ndërsa ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992.
Koreshi ka ndërruar jetë në vitin 2006. /