Të premten mbahet tribuna letrare për veprimtarinë e Teki Dervishit

Në kuadër të Mitingut të 51-të Poezisë të premten Gjakovë nga ora 17:00 në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi mbahet tribuna letrare që këtë vit i kushtohet njeriut të letrave shqipe, Teki Dervishit.

Për temën “Veprimtaria letrare e Teki Dervishit” pritet të flasin njohës të mirë të krijimtarisë së tij.

Aktiviteti i këtyre takimeve vazhdon edhe me natën e poezisë, që nis në orën 19:00.

Mitingu i poezisë në Gjakovë është ngjarje e përvitshme dhe para Dervishit tribuna letrare e vitit të kaluar iu kushtua poeteve Din Mehmeti e Ali Podrimja.