TAKIMET E DOM MIKELIT

Vitia do të pres sot shumë mysafir të cilët do të bëhen pjesë e manifestimit tradicional Letrar, Kulturor e Shkencor, “Takimet e Dom Mikelit”.

Manifestimi do fillojë në orën 09:30 dhe gjatë ditës do të ketë një sërë aktivitetesh, duke filluar nga mbajtja e meshës së shenjtë nga Imzot Dodë Gjergj, ipeshkev i Kosovës.

Pjesë e këtij organizimi do të jetë edhe ministri i Kulturës Rinisë e Sportit, Kujtim Shala, ku edhe do të mbajë një fjalim rasti.

Në orën 10:05, do të mbahet një Tribunë shkencore me temë “110 vjetori i Shkollës së Parë Shqipe Legale në Stubëll (1905-2015)”.

Gjatë kësaj ceremoni do të promovohen edhe dy libra, e poashtu do të mbahet edhe ora e madhe letrare.

Kjo ceremoni nuk do përfundoj edhe pa ndarjen e çmimit “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira dhe çmimit “Qeshk Ukaj – veteran i arsimit”.