Synergetic Distribution siguron të drejtat për transmetimin e filmit “Zana” në Amerikën Veriore

Drama surreale, psikologjike e regjisores Antoneta Kastrati, “Zana”, ishte përzgjedhur që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në Oscar.

Duke qenë se te publikua amerikan është rritur apetiti për filma në gjuhë të huajë, Synergetic Distribution i ka marrë të drejtat për transmetimin e filmit “Zana” në Amerikën Veriore.

Filmi kosovar është dhënë premierë në Toronto në vitin e kaluar, ku mori vlerësime të mira për historinë bezdisëse të stresit post-traumatik dhe pasojave psikologjike të luftës, të frymëzuara nga historia tragjike e familjes së Antoneta Ksatratit – shkruan The Hollywood Reporter.

Ngjarja e filmit “Zana” ka njëherësh edhe një horror mjaft prekës. E vendosur në një qytet të vogël të Kosovës, 10 vite pas luftës, Lume (Adriana Matoshi), akoma e traumatizuar nga humbja e vajzës së vogël në luftë, është nën presion nga bashkëshorti Ilir (Astrit Kabashi) që të ngelet shtatzënë.

I dëshpëruar për t’ia arritur qëllimit, Iliri përdor metoda gjithnjë e më ekstreme, nga psikologët, mjekimet mashtruese e deri te njerëzit fetarë dhe madje angazhon edhe një ekzorcist, derisa nëna e tij, Remzije (Fatmire Sahiti), i bën presion që ta zëvendësojë gruan me një modele më të re.

“‘Zana’ është përvojë vizuale me shkathtësi në regji që i mundëson publikut të lidhet me karakteret në nivel personal. Është një film i krijuar që të shikohet në ekran të madh”, ka thënë kreu i blerjeve në Synergetic Distribution, Anatol Chavez.

Synergetic Distribution planifikon një platformë lansimit të filmit “Zana” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar në maj/qershor të këtij viti. /Telegrafi/