“SUFFRAGETTE”, HAPI FESTIVALIN E FILMIT NË LONDËR

“Suffragette” hapi edicionin e 59-të të Festivalit të Filmit në Londër.

“Suffragette”, filmi që për bosht të ka të drejtën e votës së gruas në Britani të Madhe ,në shekullin e 19-të, pos që hapi edicionin e 59-të të Festivalit të Filmit në Londër, kjo premierë u shoqërua edhe nga protestueset femra, të cilat protestuan kundër dhunës në familje.

Në këtë protestë janë shpërndarë edhe fishekzjarrr tymi, përderisa në anën tjetër, në tapetin e kuq ka parakaluar aktorja e këtij filmi, e famshmja, Meryl Streep dhe Carey Mulligan, që sipas medieve ndërkombëtare, treguan mbështetje rreth protestës.
Pikërisht mbi këtë rol, Meryl Streep ka thënë për medie se ajo nuk është feministe dhe nuk ka të bëj me feminizmin, por me njerëzoren.Kultplus.