Streep financon punëtorinë për regjisoret mbi 40 vjeç

Streep është gruaja me më së shumti nominime në Oscars. Aplikimi për tu bërë pjesë e punëtorisë The Writers Lab është i hapur deri me 14 prill.

Meryl Streep, kryesuesja e jurisë në Festivalin e sivjetmë Berlinale që aktualisht po mbahet në Gjermani, edhe njëherë do të japë fonde për The Writers Lab – një punëtori katër ditore e cila i përkrahë gratë regjisore dhe skenariste që janë mbi moshën 40 vjeçare.

Gratë janë të diskriminuara e sidomos në kinematografinë botërorë. Edhe vitin e kaluar aktorja pati dhënë të holla për të mbajtur këtë punëtori. Edicioni i sivjetmë mbahet nga 22 e deri me 25 shtator në Nju Jork.

Meg LeFauve, Mary Jane Skalski, Gurinder Chadha, Kristen Smith janë në mesin e mentoreve që do të jenë pjesë e kësaj punëtorie. Streep e hapi Berlinalen sivjet me një deklaratë duke thënë se “të gjithë kemi origjinë nga Afrika. Ne të gjithë jemi Afrikanë, të gjithë jemi Berlinerë” ka thënë mes tjerash ajo.

Streep është gruaja me më së shumti nominime në Oscars. Aplikimi për tu bërë pjesë e punëtorisë The Writers Lab është i hapur deri me 14 prill. / KultPlus.com