Sot fillon “Femart”

Gjatë 6 ditëve të Festivalit “FEMART”, do të mbahen 35 aktivitete.

Për herë të tretë në Kosovë, Artpolis organizon festivalin e Artisteve për të drejtat e njeriut – ” FEMART ” nga 7 – 12 Tetor 2015 në Prishtinë, Kosovë. Hapja do të mbahet nga ora 20:00 në Teatrin ‘Oda’.
„Edhe këtë vit, ne do të vazhdojmë me sjelljen e artit origjinal të krijuar dhe prezantuar nga artistet duke përfshire: shfaqje teatrale, filma dokumentar dhe të shkurtër, lexim skenik, punëtori, ekspozita, performanca, promovim libri, poezi, muzikë, panele diskutimi, koncerte, punëtori dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet dhe aktivistet nga: Kosova, rajoni, Europa dhe Amerika.
Gjatë 6 ditëve të Festivalit FEMART, do të mbahen 35 aktivitete me mbi 100 artist artiste dhe aktiviste, në 7 lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 – 24:00.
Sikurse vitet e kaluara, edhe edicioni i tretë është i mbushur me shumë premiera artistike dhe diskutime të krijuara enkas për festivalin“, thuhet në njoftimin e organizatoreve./KultPlus.com