Sot është dita e Elhaidës (FOTO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë Elhaida Dani do të ngjitet sonte në skenën e “Eurovision Song Contest”, këtë radhë në një garë të fortë.
Këngëtarja shqiptare do të performojë me këngën “I’m alive” në natën e parë gjysmëfinale të këtij edicioni , i cili do të nisë në orën 21:00 dhe pritet më pas, për të parë nëse ajo do të kualifikohet për në finale.
Ajo çfarë të gjithë presim nga Elhaida është një përfaqësim sa më dinjitoz i Shqipërisë në këtë eveniment të rëndësishëm muzikor i cili mbahet këtë vit në Vienë të Austrisë.
Për Elhaidën tashmë gjithçka është vendosur…gjithçka duket se është gati.
“Sot është dita , gjithçka është gati për gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest”, kështu shkruan në rrjetin social “Facebook” për të gjithë fansat e saj dhe për të gjithë Shqipërinë e cila do jetë e “gozhduar” sonte përpara ekranit.
Mbetet vetëm të presim dhe të besojmë që talenti i saj do shpërblehet me votat të cilat do përcaktojnë rezultatin e saj.
Elhaida Dani ka bërë edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Moldavi, Armeni, Belgjikë, Holandë, Finlandë, Greqi, Estoni, Maqedoni, Serbi, Hungari, Bjellorusi, Rusi, Danimarkë, Rumani, Gjeorgji, Spanjë, Austri, Francë, Australi për ta mbështetur atë duke e votuar në numrin 14